Aranzhohet takim mes Shaqirit dhe drejtuesve të Zvicrës, kjo është gjendja aktuale

Aranzhohet takim mes Shaqirit dhe drejtuesve të Zvicrës, kjo është gjendja aktuale

Sport September 16, 2019 - 18:11
Detajet

'Përçarje' në Përfaqësuesen e Zvicrës. Derisa disa duan t'i japin fituesit të dyfishtë të Ligës së Kampionëve Xherdan Shaqirit një mundësi të dytë, disa kanë ndarë mendjen për të kundërtën.

Para ndeshjeve të fundit eliminatoreve të 'Euro 2020' kundër Irlandës dhe Gjibraltarit, në Zvicër tema kryesore ishte refuzimi i Xherdan Shaqirit, shkruan Zëri.info.

27-vjeçari tha se dëshiron të fokusohet te Liverpooli, dhe nuk udhëtoi me helvetikët për dy ndeshjet e sipërpërmendura.

Image

Por, a është kjo arsyeja e vërtetë e refuzimit të Shaqirit.

Thuhet se 'Shaq' është i hidhëruar edhe për shkak të shiritit të kapitenit, të cilin aktualisht e mban Granit Xhaka.

Për të biseduar për këto çështje, drejtori i Përfaqësueses zvicerane Pierluigi Tami dhe trajneri Vladimir Petkovic kanë udhëtuar drejt ishullit për të biseduar me Shaqirin.

Bruno Schneiter nga Berni shpjegon pikëpamjen e tij: "Përfaqësuesja do të mbijetojë edhe nëse Shaqiri nuk luan më. Ai do të sjellë telashe në skuadër. Ai ka fituar mbi trajnerin dhe Federatën".

"Kur i shikoni lojtarët e Kombëtareve tjera, ata janë të lumtur që luajnë për vendin e tyre. Nuk kam dëgjuar kurrë një lojtar që ka refuzuar Kombëtaren", shtoi ai./Zëri.info

Image