Në prag të ndeshjes, Munishi paralajmëron Gjilanin në një mënyrë interesante

Në prag të ndeshjes, Munishi paralajmëron Gjilanin në një mënyrë interesante

Sport September 16, 2019 - 17:50
Detajet

Ndeshja hapëse e javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në Gjilan.

Në stadiumin e qytetit, Gjilani është nikoqir i Ballkanit të Ismet Munishit, raporton Zëri.info.

Të dyja skuadrat janë në top-formë këtë edicion, derisa Gjilani ka marrë nëntë pikë nga katër ndeshje, kurse Ballkani një më pak.

Padyshim, Ballkani ka qenë befasia më e madhe e këtij fillimi të edicionit.

Image

Me futbollistë të talentuar, skuadra nga Theranda ia ka dalur të mposhtë skuadrat si Feronikeli dhe Trepça'89.

Tre futbollistët më në formë te Ballkani momentalisht janë Arbër Hoxha, Jetmir Topalli dhe Blend Baftiu.

Në prag të ndeshjes së nesërme, Munishi ka publikuar një fotografi me treshen e Ballkanit në rrjetin social "Facebook" duke paralajmëruar skuadrën e Gentian Mezanit./Zëri.info