'Shpërthen' analisti turk, tregon shumën astronomike që do ta kërkojë Fenerbahçe për Vedat Muriqin

'Shpërthen' analisti turk, tregon shumën astronomike që do ta kërkojë Fenerbahçe për Vedat Muriqin

Sport September 16, 2019 - 17:40
Detajet

Njëri prej emrave më të përfolur në tregun e transferimeve ditëve të fundit ka qenë Vedat Muriqi.

Falë formës mbresëlënëse me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës, Muriqi është duke u vëzhguar me kujdes nga klube të mëdha evropiane, shkruan Zëri.info.

Guran Bilgic, një analist sportiv në Turqi, mendon se Fenerbahçe do të kërkojë së paku 90 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit prizrenas.

"Lojtarët e rëndësishëm nuk shiten për 30-40 milionë euro. Fenerbahçe do të kërkojë së paku 90 milionë euro nga shitja e Muriqit", tha Bilbic për "Sabah".

Image

Sulmuesi prizrenas iu bashkua Fenerbahçes në verë duke e lënë Çaykur Rizesporin.

Ai shënoi 25 gola për Rizesporin dhe tashmë te Fenerbahçe ka shënuar dy gola në tri paraqitja në Superligën turke.

Muriqi ka vazhduar me formën e tij mbresëlënëse për Kosovën duke shënuar nga një gol kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë në eliminatoret e "Euro 2020"./Zëri.info