Zyrtare: David de Gea vendos për të ardhmen

Zyrtare: David de Gea vendos për të ardhmen

Sport September 16, 2019 - 16:50
Detajet

Portieri i Manchester Unitedit David de Gea ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë në klub deri në vitin 2023.

28-vjeçari ka bërë 367 paraqitje për Man Unitedin që prej se Sir Alex Ferguson e solli atë në klub nga Atletico Madridi për shumën e 18.9 milionë funtesh në vitin 2011, shkruan Zëri.info.

"Tani e ardhmja ime është e rregulluar dhe e gjitha që unë dua është ta ndihmoj skuadrën t'i arrij objektivat", tha spanjolli.

"Ka qenë privilegj të kaloj tetë vite të karrierës sime këtu me këtë klub të mrekullueshë", vlerësoi De Gea.

De Gea, i cili ka 40 paraqitje për Spanjën, e ka ndihmuar Manchester Unitedin ta fitojë Premierligën në edicionin 2012/13, tri herë Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës./Zëri.info