Orari i xhiros së gjashtë, ndryshon ora e ndeshjeve, Prishtina – Gjilani luhet me reflektorë

Orari i xhiros së gjashtë, ndryshon ora e ndeshjeve, Prishtina – Gjilani luhet me reflektorë

Sport September 16, 2019 - 16:22
Detajet

Nga fundjava e ardhshme pritet të ndryshojë edhe orari i fillimit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Pasi java e pestë luhet në mesjavë, java e gjashtë do të luhet në fundjavë dhe tri ndeshje të tjera ditën e hënë.

Ndeshja e parë e javës së gjashtë do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 19:00 mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Ndërkohë ditën e diel Drita pret Trepçën ’89 me fillim nga ora 15:00, ndërsa Dukagjini luan me Feronikelin.

Të hënën zhvillohen tri sfidat e tjera, Ballkani – Vushtrria, Ferizaj – Drenica dhe Flamurtari – Llapi.

Nga kjo javë ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00.

Orari për javën e gjashtë:

E shtunë:

Prishtina – Gjilani 19:00

E diel

Drita – Trepça ‘89 15:00

Dukagjini – Feronikeli 15:00

E hënë

Ballkani – Vushtrria 15:00

Ferizaj – Drenica 15:00

Flamurtari – Llapi 15:00