Ky është plani i Edin Dzekos për ta goditur racizmin

Ky është plani i Edin Dzekos për ta goditur racizmin

Sport September 16, 2019 - 15:12
Detajet

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka zbuluar planin e tij dypikësh për të goditur racizmin në Itali, transmeton zeri.info

Mbrojtja nga Federata dhe ndalimet në stadiume janë dy planet e boshnjakut.

Ka pasur disa incidente raciste gjatë fundjavës në Serie A, derisa një analist ishte larguar nga televizioni për shkak të komenteve të tij raciste ndaj Romelu Lukakut.

Ndërkohë, u raportua për thirrje raciste edhe ndaj yllit të Milanit, Franck Kessie nga tifozët e Hellas Veronas të dielën.

“Mendoj se është një problem më i madh sesa, ndoshta në vendet e tjera, sidomos në Angli”, tha Dzeko për “Sky Sports”.

“Unë nuk e di çfarë të them për këtë. Por, mendoj se në Itali, është më shumë sesa që duket. Mendoj, gjithashtu se (mbrojtja) duhet të vijë nga federata, ata duhet t’i mbrojnë lojtarët. Kjo është mënyra e vetme”, shtoi boshnjaku.

“Nëse e dëgjoni dikë, thjesht ndalojani atij stadiumin. Ata s’mund të vijnë më”, u shpreh ai./Zëri