Sejdiu: Kjo skuadër do të duhet të reagojë në afatin kalimtar të janarit

Sejdiu: Kjo skuadër do të duhet të reagojë në afatin kalimtar të janarit

Sport September 15, 2019 - 23:58
Detajet

Pas afro dy javësh pushim të ndeshjeve ndërkombëtare, këtë fundjavë është kthyer futbolli i Kosovës.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë, vëmendja ishte në Prishtinë dhe Gjilan, shkruan Zëri.info.

Në kryeqytet, Llapi mposhti 1:0 Prishtinën, derisa Drita arriti ta mposhtë kampionin aktual Feronikelin me të njejtin rezultat.

Derisa fitoi regjistruan edhe Gjilani që mposhti 2:0 Drenicën, derisa Ballkani fitoi 3:2 ndaj Trepçës'89.

Trajneri i mirënjohur kosovar Gani Sejdiu në mes të tjerash ka folur fjalë të mëdha për skuadrën nga qyteti i tij Trepça'89.

"Trepça'89 ka skuadër të mirë, ani pse nuk kanë bërë përforcime dhe investime të mëdha", tha Sejdiu në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Megjithatë, ata nuk janë në nivelin e skuadrave të mëdha", tregoi Sejdiu.

"Por, ata kanë nevojë edhe për disa elemente, disa lojtarë. Këtë do ta shohin dhe do të reagojnë në janar", shtoi Sejdiu./Zëri.info