Munishi për ndeshjen ndaj 89-shit: Kishim një problem, nuk është për opinion

Munishi për ndeshjen ndaj 89-shit: Kishim një problem, nuk është për opinion

Sport September 15, 2019 - 23:47
Detajet

Pas afro dy javësh pushim të ndeshjeve ndërkombëtare, këtë fundjavë është kthyer futbolli i Kosovës.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë, vëmendja ishte në Prishtinë dhe Gjilan, shkruan Zëri.info.

Në kryeqytet, Llapi mposhti 1:0 Prishtinën, derisa Drita arriti ta mposhtë kampionin aktual Feronikelin me të njejtin rezultat.

Derisa fitoi regjistruan edhe Gjilani që mposhti 2:0 Drenicën, derisa Ballkani fitoi 3:2 ndaj Trepçës'89.

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi në mes të tjerash ka komentuar ndeshjen ndaj Trepçës'89.

"Ishte një ndeshje e mirë, mes dy skuadrave që luajnë futboll të bukur", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Në pjesën e dytë kishim një problem që nuk është opinion", tregoi Munishi.

"Skuadra e Shpëtim Idrizit reagoi mjaft mirë në pjesën e dytë, dhe shumë lehtë mund të mbyllej baras", shtoi ai./Zëri.info