Sejdiu për trajnerin malazez të Feronikelit: Nuk duhej ta bënte këtë, ndikon negativisht te futbollistët

Sejdiu për trajnerin malazez të Feronikelit: Nuk duhej ta bënte këtë, ndikon negativisht te futbollistët

Sport September 15, 2019 - 23:31
Detajet

Pas afro dy javësh pushim të ndeshjeve ndërkombëtare, këtë fundjavë është kthyer futbolli i Kosovës.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë, vëmendja ishte në Prishtinë dhe Gjilan, shkruan Zëri.info.

Në kryeqytet, Llapi mposhti 1:0 Prishtinën, derisa Drita arriti ta mposhtë kampionin aktual Feronikelin me të njejtin rezultat.

Derisa fitoi regjistruan edhe Gjilani që mposhti 2:0 Drenicën, derisa Ballkani fitoi 3:2 ndaj Trepçës'89.

Trajneri Gani Sejdiu ndër të tjerash ka komentuar edhe ndeshjen mes Feronikelit dhe Dritës, duke kritikuar malazezin Dejan Vukiçeviq.

"Trajneri Vukiçeviq kritikoi futbollistët pas ndeshjes me Dritën", tha Sejdiu në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Një trajner me bagazh të tillë nuk do të duhej ta bënte këtë sepse kjo ndikon negativisht te lojtarët", potencoi Sejdiu.

"Çdo herë, trajneri duhet të jetë përkrah futbollistëve të tij", shtoi ai./Zëri.info