Ndihmës-trajneri i Gjilanit me fjalë të mëdha për Prishtinën

Ndihmës-trajneri i Gjilanit me fjalë të mëdha për Prishtinën

Sport September 15, 2019 - 23:21
Detajet

Pas afro dy javësh pushim të ndeshjeve ndërkombëtare, këtë fundjavë është kthyer futbolli i Kosovës.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë, vëmendja ishte në Prishtinë dhe Gjilan, shkruan Zëri.info.

Në kryeqytet, Llapi mposhti 1:0 Prishtinën, derisa Drita arriti ta mposhtë kampionin aktual Feronikelin me të njejtin rezultat.

Derisa fitoi regjistruan edhe Gjilani që mposhti 2:0 Drenicën, derisa Ballkani fitoi 3:2 ndaj Trepçës'89.

Ndihmës-trajneri i Gjilanit Alban Hyseni duke komentuar ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit, ai ka lavdëruar prishtinasit.

"Nuk mund të themi se në dy vitet e fundit, Prishtina s'ka pasur rezultate të mira", tha Hyseni në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Ata kanë luftuar për titull deri në xhiron e fundit ndaj Feronikelit dhe Dritës", vlerësoi Hyseni.

"Investimet më të mira i kanë bërë. Lojtarët që kanë shkëlqyer në skuadrat tjera i ka transferuar", potencoi ai./Zëri.info