Sejdiu: Prishtina nuk ka pasur rezultate të dobëta, në vitet e kaluara ka marrë pjesë në garat evropiane

Sejdiu: Prishtina nuk ka pasur rezultate të dobëta, në vitet e kaluara ka marrë pjesë në garat evropiane

Sport September 15, 2019 - 23:11
Detajet

Pas afro dy javësh pushim të ndeshjeve ndërkombëtare, këtë fundjavë është kthyer futbolli i Kosovës.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë, vëmendja ishte në Prishtinë dhe Gjilan, shkruan Zëri.info.

Në kryeqytet, Llapi mposhti 1:0 Prishtinën, derisa Drita arriti ta mposhtë kampionin aktual Feronikelin me të njejtin rezultat.

Derisa fitoi regjistruan edhe Gjilani që mposhti 2:0 Drenicën, derisa Ballkani fitoi 3:2 ndaj Trepçës'89.

Trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu thotë në mes të tjerash se Prishtina nuk ka pasur rezultate të dobëta në vitet e fundit.

"Prishtina si klubi më i madh në Kosovë, nuk ka mundur ta përballojë presionin", tha Sejdiu në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Në vitet e fundit nuk ka pasur rezultate të dobëta, pasi ka marrë në gara evropiane së fundmi", vlerësoi Sejdiu.

"Humbja ndaj Llapit? Sokoli nuk meriton asnjë kritikë për këtë", shtoi ai./Zëri.info