Futbollisti që po kërkohet me ngulm nga Kosova, shënon gol të rëndësishëm në Zvicër

Futbollisti që po kërkohet me ngulm nga Kosova, shënon gol të rëndësishëm në Zvicër

Sport September 15, 2019 - 19:57
Detajet

Bastien Toma ka bërë një paraqitje mbresëlënëse për Sionin në kuadër të Kupës së Zvicrës.

Futbollisti shqiptar ka shënuar në fitoren 2:1 ndaj Aarau duke e ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në fazën e 1/8-tës së finales, shkruan Zëri.info.

Toma arriti ta hap serinë e golave në minutën e 22-të, derisa në mesfushë dhuroi një paraqitje solide.

Ndryshe, Toma është njëri prej shumë futbollistëve që është duke u kërkuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Përveç Tomës, në këtë ndeshje luajtën edhe futbollistët shqiptarë si Valon Behrami, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami./Zëri.info

Image