Superliga live: Përfundojnë ndeshjet në Prishtinë dhe Ferizaj

Superliga live: Përfundojnë ndeshjet në Prishtinë dhe Ferizaj

Sport shtator 15, 2019 - 15:16
Detajet

Dita e diel në Ipko Superligën e Kosovës në futboll është e rezervuar për dy ndeshje tejet joshëse ku takohen skuadrat që synimin kryesorë e kanë mbijetesën, shkruan Zëri.info.

Kështu në Prishtina skuadra e Flamurtarit e pret Dukagjinin ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Flamurtari në javën e kaluar e mposhti Ferizajn dhe tash do të luftojë për pikë të plota ndaj një tjetër rivali direkt në luftë për mbijetesë, Dukagjinin, dhe fitorja do të ishte shumë me peshë.

Një ndeshje joshëse dhe e luftuar fortë pritet të jetë ajo ndërmjet Ferizajt dhe Vushtrrisë. Ferizaj ka vetëm një fitore dhe atë në javën e parë kur e mposhti Dritën, ndërsa Vushtrria në tri ndeshje ka vetëm një pikë dhe me trajneri e ri Antonio Toma do të synojnë fitoren e parë.

Ndeshjet nisin nga ora 16:00.

Flamurtari – Dukagjini 2:0

Përfundon ndeshja me rezultat 2:0 për prishtinasit.

90' Rast i jashtëzakonshëm për klinasit, por dështon Mërlaku.

80' Pa pasur nevojë, Mërgim Boshnjaku godet topin dhe ndëshkohet me karton të kuq. Flamurtari mbetet me dhjetë lojtarë në fushë.

76' Goditje dënimi për Flamurtarin, Karabeg i Dukagjinit merr vërejtjen e fundit nga gjyqtari pas ndërhyrjes ndaj Lorik Maxhunit.

75' Nga një rast ideal për dy skuadrat, megjithatë rezultati mbetet i njejtë.

70' Raste nga të dyja skuadrat, rezultati vazhdon të jetë 2:0.

65' Raste të njëpasnjëshme të Dukagjinit, situatë e rrezikshme, por portieri i Flamurtarit grushton topin.

62' Boshnjaku ndalet në mënyrë të parregullt nga Jashanica i Dukagjinit. Goditje dënimi për vendasit.

53' Tifozët e Dukagjinit 'Hithat' kërkojnë më shumë nga futbollistët e skuadrës klinase. Ndezin edhe mjete piroteknike.

52' Denis Haliti gjuan me kokë për mrekulli, por pret portieri i prishtinasve.

50' Dukagjini nuk arrin t'i finalizojë aksionet, mbrojtja e Flamurtarit është stabile.

45' Nis pjesa e dytë në kryeqytet.

Mbyllet pjesa e parë

43’ Vendasit po e menaxhojnë mirë rezultatit, derisa Dukagjini nuk po mundët të gjejë zgjidhje për të shënuar gol

25’, Flamurtari dyfishon epërsinë me golin e Taloviç i cili bukur futet në zonë dhe shënon një gol të bukur

10' Flamurtari ka kaluar në epërsi me golin e Krasniqit, mysafirët ankohen për pozitë jashtë loje.

5’ Dukagjini rrezikon përmes Dushit  por portieri Selimaj i Flamurtarit intervenon me kohë.

Nis ndeshja

Formacionet:

Flamurtari: Selimaj, Granchov, Ilijovski, Talovic, Bruqi, Islijami, Fetahi, Zeqiri, Maxhuni, Kelmendi, Krasniqi

Dukagjini: Neziri, Haliti, Beqiri, Syla, Musa, Mustafa, Jashanica, Lloga, Dushi, Demiri, Merlaku

Ferizaj – Vushtrria 0:1

Përfundon ndeshja në Ferizaj me fitoren e Vushtrrisë. Italiani Antonio Toma debuton me fitore në Kosovë.

84' Futbollistët vendas kërkojnë penallti te rasti i Kukës, por gjyqtari Isufi nuk mendon kështu.

83' Raste të shumta nga Ferizaj, por pa konkretizim.

72' Vushtrria me një mbrojtje solide, nuk lëshojnë 'pe' ndaj sulmeve ferizajase.

69' Karahoda me një rast të mirë për Ferizajn, megjithatë Mangjolli i Vushtrrisë tregon cilësitë e tij në portë.

46' Rast i mirë për vendasit, por vetëm rivënie këndore.

45' Nis pjesa e dytë në Ferizaj

Mbyllet pjesa e parë

35’ Vushtrria ka shënuar gol në Ferizaj përmes brazilianit De Sauza i cili e shfrytëzoi shumë mirë një tollovi në zonë.

20’ Ferizaj po bën trysni drejt portës së Vushtrrisë, rast të mirë kishte Qerkini por Manxholli i Vushtrrisë priti.

Nis ndeshja

Formacionet:

Ferizaj: Kaciu, Jashari, Shala, Gashi, Shaqiri, Rexhepi, Qerkini, Dajaku, Kuka, Mustafa, Hyseni.

Vushtrria: Manxholli, Lushaku, Zabergja, Gashi, Dragusha, Azemi, Mucaj, Hoxhaj, De Souza, De Almeida, De Paula.