Nuhiu me koment interesant pas ndeshjes Drita – Feronikeli

Nuhiu me koment interesant pas ndeshjes Drita – Feronikeli

Sport September 14, 2019 - 18:26

Drita ka shënuar fitore në derbin e javës së 4të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll pasi e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 1:0.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është parë shumë i kënaqur pas ndeshjes derisa ka thënë se rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë.

“Lojtarët e kanë zbatuar taktikën e lojës. Përmes kundërsulmit kemi realizuar dhe pastaj u desh ta ruajmë rezultatin. Këto janë dy ekipet më të mira dhe normal në ndeshje të tilla nuk mund të krijosh shumë raste, pra duhet ta shfrytëzosh atë që të vjen. Ne kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët por nuk e realizuam golin e dytë, por prapë jam i kënaqur me atë që prodhuam sot”, ka thënë për Supersport, Ardian Nuhiu. /Zëri.info.