Zbulohen detajet e bujshme si Muriqi bllokoi transferimin e 2 futbollistëve serbë te Fenerbahçe

Zbulohen detajet e bujshme si Muriqi bllokoi transferimin e 2 futbollistëve serbë te Fenerbahçe

Sport September 14, 2019 - 15:53

Sulmuesi Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të shkëlqyer si me përfaqësuesesn e Kosovës, ashtu edhe me klubin e Fenerbahçes.

Paraqitjet fantastike të shqiptarit të Kosovës, kanë zgjuar interesin e shumë klubeve Europiane, ndërkohë që së fundmi media turke “Fotosport” ka zbuluar një detaj tepër të rëndësishëm që ka të bëjë me transferimin e mundshëm të 2 futbollistëve serbë Kolarov dhe Fejsa te Fenerbahçja. Sipas të njëjti burim, transferimi dështoi për shkak të shqiptarit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Ky i vendosi të fliste me drejtuesit e klubit, duke u kërkuar një ambient më të rehatshëm për të punuar, pa praninë e dy lojtarëve serb, që njihen edhe për nacionalizmin e tyre. Klubi i Fenerbahçes i ka shprehur mbështetje të plotë sulmuesit duke pranuar kërkesën e tij dhe duke i dhënë fund kështu mundësisë për të sjellë në Turqi lojtarët Kolarov dhe Fejsa.