Përurohet fillimi i punimeve në qendrën e re stërvitore të FC Prishtinës

Përurohet fillimi i punimeve në qendrën e re stërvitore të FC Prishtinës

Sport September 13, 2019 - 16:41
Detajet

FC Prishtina ka bërë sot përurimin e fillimeve të punimeve në qendrën sportive të klubit në Bërnicë, shkruan zeri.info

Ky kompleks modern do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 5.6 hektarësh, derisa pritet të kushtojë rreth 25-30 milionë euro.

Krahas presidentit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi, të pranishëm në përurimin e ndërtimeve të këtij kompleksi ishin edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Image

Ejupi ka thënë se merita për këtë projekt i takon Haradinajt, i cili e ka mbështetur në këtë ide të tij.

“Merita kryesore për këtë projekt këtu i takon kryeministrit, i cili prej ditës së parë më ka mbështetur”, tha ai.

“Presim edhe në të ardhmen që sporti të ketë përparësi. Është dëshmuar që sporti është njëri prej faktorëve kryesore për popullarizimin e vendit. Besoj që në të ardhmen do të na mbështesin edhe më shumë”, ka thënë Ejupi.

“Nuk kam fjalë tjera pos urime. Edhe unë i gëzohem si qytetar i këtij vendi kësaj infrastrukture të avancuar, në radhë të parë për futbollin, që i ka munguar Kosovës”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, edhe Ahmeti ka thënë se ky projekt ka qenë shumë i nevojshëm.

“Ky projekt është shumë i nevojshëm. Unë si kryetar i kryeqytetit gëzohem më shumë për Prishtinën”./Zëri

Image

Image