Neurokirurgu kroat flet për gjendjen e Schumacherit

Neurokirurgu kroat flet për gjendjen e Schumacherit

Sport September 13, 2019 - 15:25
Detajet

Kampinoni i shtatëfishtë i Formula 1, Michael Schumacher ishte pranuar në spitalin “Georges Pompideu” në Paris të hënën, raportuan mediet franceze, transmeton zeri.info

Gjithashtu ishte raportuar se gjermani kishte arritur me vetëdije në spital për një trajtim të qelizave.

Kujtojmë se më 29 dhjetor të 2013-s, Michael kishte pësuar një aksident të tmerrshëm në Francë, kur kishte rënë me kokë në një gur. Ai kishte pësuar disa lëndime në tru, që bënë që ai të qëndrojë në koma për një kohë.

Deri të hënën, nuk ka pasur informacione të shumta për gjendjen e ish-pilotit.

Familja e Schumacherit e kishte ruajtur mjaft mirë informacionin për shëndetin e tij.

Por, së fundmi dolën në medie disa lajme se neurokirurgu kroat, Darko Cudi ishte kontaktuar për t’u marrë më gjermanin.

I pyetur për gjasat e shpëtimit të Schumacherit, ai u përgjigj: “le të themi se shanset e përmirësimit pas gjashtë vjetësh pa ndjenja janë minimale. Diçka duhej të ishte bërë në vitin e parë pas aksidentit dhe kushti është e vështirë të thuhet”./Zëri