Mourinho: Sanchez dukej i mërzitur tek Unitedi

Mourinho: Sanchez dukej i mërzitur tek Unitedi

Sport September 13, 2019 - 14:59
Detajet

Jose Mourinho thotë se Alexis Sanchez nuk shkëlqeu te Manchester Unitedi sepse ai ishte i mërzitur te klubi anglez, transmeton zeri.info

Mourinho e mori Sanchezin tek Unitedi në janar të 2018-s, por reprezentuesi kilian nuk arriti dot t’i përmbushë pritjet te “djajtë e kuq”.

“Sanchez... Ndjeva se ai nuk ishte i lumtur. Dhe mendoj që në çdo punë nëse nuk jeni i lumtur nuk është i lehtë të paraqiteni në çdo nivel”, deklaroi Mourinho.

“Dhe ndoshta jam unë gabim. Ndoshta unë nuk isha i aftë ta përfshija atë dhe të nxirrja më të mirën nga ai”, shtoi portugezi./Zëri