Komuna e Milanos e gatshme ta shesë stadiumin ‘San Siro’, ky është çmimi i tij

Komuna e Milanos e gatshme ta shesë stadiumin ‘San Siro’, ky është çmimi i tij

Sport September 13, 2019 - 14:38
Detajet

Kryetari i Komuës së Milanos, Beppe Sala ka konfirmuar që komuna është e gatshme të shesë stadiumin “San Siro” te Milani dhe Interi për çmimin e duhur, transmeton zeri.info

“San Siro” momentalisht është në pronësi të qytetit të Milanit, por dy klubet e qytetit janë duke menduar për stadiumin e ri të tyre.

“Momentalisht, janë dy mundësi në tavolinë, një stadium i ri në ‘San Siro’ ose një stadium në Sesto San Giovanni. Unë do të shtoja një të tretë, ne jemi të gatshëm ta shesim ‘San Siro’-n, nëse kjo mundësi konsiderohet”, tha Sala.

“Ne nuk kemi absolutisht ndonjë nevojë apo interes për të spekuluar për ‘San Siro’0n. Unë e vlerësoj ‘San Siro’-n të jetë rreth 70 milionë euro”, shtoi ai./Zëri