Liga austriake merr vendimin për akuzuesin e presidentit të Skënderbeut

Liga austriake merr vendimin për akuzuesin e presidentit të Skënderbeut

Sport September 13, 2019 - 12:38
Detajet

Ish-lojtari Sanel Kuljic lëshoi bombën me deklaratën e tij ditën e djeshme në lidhje me trukimet e kampionatit austriak. Ai akuzoi se mafia shqiptare, duke përmendur presidentin Ardjan Takaj ka gisht në trukimin e takimeve dhe në ndeshjet e këtij shteti. 

Bundesliga austriake ka reaguar menjëhjerë me anë të kryetarit Christiazn Ebenbauer. “Besimi është shpirti i sportit dhe baza për të përjetuar adrenalinë, emocione dhe pasion, kështu që çdo dyshim që minon këtë besueshmëri duhet të merret seriozisht dhe duhet sqaruar. Bundesliga austriake po punon me zyrën federale dhe Policinë kriminale për ta ndjekur në hapat e duhur”, tha ai. 

Liga austriake do të marrë hapa ligjor ndaj Kuljic që hodhi akuza kaq të forta që trondisin futbollistin në Austri. Në krahun tjetër, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, futet në një vorbull të çuditshme dhe me akuza të forta. Në rast se akuzat ndaj tij vërtetohen, atëherë numri një i korçarëve e pëson shumë keq, transmeton Telesport