Napoli do ta fitojë ligën italiane

Napoli do ta fitojë ligën italiane

Sport September 13, 2019 - 11:13
Detajet

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly insiston se skuadra e tij do të triumfojë në ligën italian, transmeton zeri.info

Autogoli i Koulibalyt bëri që Napoli të humbasë me rezultat 4:3 ndaj Juventusit para ndeshjeve të kombëtareve, por mbrojtësi thotë se disfata në Torino nuk ka lënë gjurmë.

“Një prej ditëve më të vështira, ajo pas autogolit tim ndaj Juventusit, njerëzit u zbutën ndaj meje. Unë e morra veten shpejt”, deklaroi Koulibaly.

“Kush do ta fitojë ‘Scudetto’-n? Napoli. Dhe ju mund ta shkruani këtë. Ne e besojmë këtë, humbja në Torino nuk ka lënë gjurmë. Edicioni sapo ka filluar”, ka shtuar ai./Zëri