Allegri tregon se a pendohet për largimin nga Juve

Allegri tregon se a pendohet për largimin nga Juve

Sport September 13, 2019 - 10:17
Detajet

Massimiliano Allegri thotë se nuk ka asnjë pendesë për largimin nga Juventusi në fund të edicionit të kaluar, ndërsa beson se Interi mund ta fitojë ligën italiane, transmeton zeri.info 

Allegri e kishte drejtuar Juven drejt 5 titujve radhazi në ligë, por u largua nga klubi bardhezi për t’i lënë vend Maurizio Sarrit.

“Unë absolutisht nuk pendohem për vendimin që e mora me Juventusin, gjërat nuk duhet të shtyhen me forcë. Pas pesë vjetësh, ishte koha për të bërë një pushim. Ndoshta presidenti e kishte kuptuar këtë para meje”, ka deklaruar Allegri.

“Unë ende kam marrëdhënie të mirë me Agnellin. Ne gjithashtu kaluam pak kohë së bashku gjatë verës”, shtoi ish-trajneri i Milanit./Zëri