Solskjaer i ka cilësitë që Mourinho nuk i kishte

Solskjaer i ka cilësitë që Mourinho nuk i kishte

Sport September 13, 2019 - 09:54
Detajet

Marcus Rashford beson se Jose Mourinho është një trajner i madh, por e pranon që trajneri i sotëm i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka cilësi që portugezi nuk i kishte, transmeton zeri.info 

“Djajtë e kuq” vendosën ta shkarkonin Mourinhon në dhjetor të vitit të kaluar dhe e zëvendësuan atë me Solskjaerin.

I pyetur për dallimet mes Solskjaerit dhe Mourinhos, Rashford u përgjigj: “Ai është shumë më ndryshe, por kjo është e pritshme sepse ai ka luajtur. Jashtë fushës, ai i kupton lojtarët pak më shumë”.

“Nuk mendoj se kjo ishte një problem për të sepse ai natyrisht është trajner i madh dhe e ka mënyrën e tij për të lexuar njerëzit, por për mua kur një trajner ka luajtur dhe ka jetuar në këtë stil të jetës mund të jetë më i kuptueshëm”, shtoi ai./Zëri