Pasimi spektakolar i Rey Manajt mahnit UEFA-n

Pasimi spektakolar i Rey Manajt mahnit UEFA-n

Sport September 12, 2019 - 22:24
Detajet

Kombëtarja e Shqipërisë triumfoi 4-2 në “Elbasan Arena” ndaj Islandës të martën, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, transmeton zeri.info

Por, në këtë ndeshje ajo që i ra në sy të UEFAS-s ishte aksioni i golit të Elseid Hysaj, i cili mori një pasim të bukur nga Rei Manaj.

Manaj bëri një pasim me thembër duke bërë “bujë” të madhe në rrjetet sociale, madje vetë faqja zyrtare e “UEFA Euro 2020” ka shpërndarë golin e Hysajt i cili erdhi vetëm pas pasimit të Manaj, gjë e cila u vlerësua lart në internet.

"Rei Manaj fiton ‘Lëvizjen e Ditës’ me një asistim brilliant me thembër", shkruan "UEFA Euro 2020" në rrjetin social "Twitter".