AS Roma e përdorë videon që u bë virale të Challandesit

AS Roma e përdorë videon që u bë virale të Challandesit

Sport shtator 12, 2019 - 20:08
Detajet

Gjiganti italian, Roma ka përdorur një video të Bernard Challandesit, që u bë virale pas ndeshjes Angli – Kosovë, për të krahasuar ndeshjet e përfaqësueseve me ato të klubeve, transmeton zeri.info

Klubi italian duket se iështë gëzuar rikthimit të ndeshjeve të klubeve.

Këtë video Roma e ka përdorur për ta shprehur disponimin e klubit kur luajnë kombëtaret krahasuar me atë kur rikthehen të luajnë klubet.

Videoja e Challandes u bë ‘hit’ në rrjetet sociale, kur në përfundim të pjesës së parë kundër Anglisë, në zhveshtoret e stadiumit u shfaq i nervozuar dhe duke bërtitur, ndërkaq pak sekonda më vonë, kur e pa kamerën, buzëqeshi./Zëri