Këto janë fjalët e Munishit para sfidës me Trepçën ‘89

Këto janë fjalët e Munishit para sfidës me Trepçën ‘89

Sport shtator 12, 2019 - 20:02
Detajet

Ballkani do të jetë nesër nikoqir i Trepçës ’89, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës, shkruan zeri.info

Të dyja klubet nuk njohin humbje deri më tani, derisa numërojnë nga një fitore dhe dy barazime.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë se nesër do të ketë spektakël.

"Nesër do të luajnë dy skudra që luajnë mirë futboll. Do të ketë spektakël futbolli në Suharekë. Le të fitoj më i miri e që shpresoj të jemi ne. Jemi shumë të motivuar dhe vazhdojmë me moton, ta veshim me krenari fanellën e FC Ballkanit dhe ta perfaqesojmë me dinjitet Suharekën”, ka thënë Munishi./Zëri