Rrjetet sociale i kanë bërë më të lehta abuzimet

Rrjetet sociale i kanë bërë më të lehta abuzimet

Sport shtator 12, 2019 - 19:20
Detajet

Kapiteni i Celticut, Scott Brown ka kritikuar rritjen e rrjeteve sociale dhe se si këto të fundit e kanë bërë më të lehtë abuzimin ndaj lojtarëve, transmeton zeri.info

Mesfushori veteran thotë se ekziston një arsye e thjeshtë për rritjen e abuzimit verbal përgjatë kursit të karrierës së tij.

“Kjo është e thjeshtë, rrjetet sociale – çdokush mund të shkruajë çfarë të dojë”, u shpreh Brown.

“Dikush i ulur në shtëpi, i cili ndoshta nuk ka luajtur kurrë sport, mendon të pijë ndonjë shishe vodka dhe më pas të shkruajë diçka ‘online’”, shton ai./Zëri