Sarri rikthehet në stolin e Juventusit

Sarri rikthehet në stolin e Juventusit

Sport shtator 12, 2019 - 19:04
Detajet

Maurizio Sarri pritet që të bëjë debutimin e tij në stol në Serie A me Juventusin në ndeshjen e së shtunës ndaj Fiorentinës, transmeton zeri.info

Sarri mungoi në dy ndeshjet e parë të klubit torinez për shkak se ishte duke e marrë veten nga pneumonia, kështu që ndihmësi i tij Giovanni Martusciello e drejtoi skuadrën nga stoli.

Sidoqoftë, është konfirmuar të enjten që trajneri do të jetë në bankinë në udhëtimin e Juventusit te Fiorentina.

Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat kishte qenë prezent në ndeshjet miqësore gjatë verës me Juventusit, por Martuscielloi e udhëhoqi klubin bardhezi në dy fitoret në ligë./Zëri