'Arena Kombëtare' gati për sfidën ndaj Francës? Zbulohet se kur do të merret vendimi zyrtar

'Arena Kombëtare' gati për sfidën ndaj Francës? Zbulohet se kur do të merret vendimi zyrtar

Sport shtator 12, 2019 - 18:48
Detajet

Janë duke ecur me rritmë të shpejta punimet për përfundimin e stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Gjasat janë të mëdha qe impianti modern të inaugurohet në ndeshjen e kthimit kundër Francës që do të zhvillohet në datën 17 nëntor.

Kur mbeten pak më shumë se dy muaj nga ky afat, përveç tapetit të gjelbër mbeten për t’u përfunduar edhe punimet e rafinuarës. Burime të “Balkanweb” në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se shtrimi i fushës do të përfundojë brenda tre ditëve.

Pas një muaji në Tiranë pritet të zbarkojnë të dërguarit e UEFA-s për të inspektuar stadiumin e ri “Arena Kombëtare”. Teksa do të jenë këta të fundit që do të konfirmojë nëse stadiumi do të jetë gati për inaugurimin e shumëpritur.

 

Stadiumi i Ri, ka filluar shtrimi i fushës ë me tapetin e gjelbërt ë #Tiranë #FSHF #Zhvillim ë ë ë #UEFA

Posted by Federata Shqiptare E Futbollit on Wednesday, September 11, 2019