Fury tregon se se gota birrë i kishte pirë një natë para meçit me Wilderin

Fury tregon se se gota birrë i kishte pirë një natë para meçit me Wilderin

Sport shtator 12, 2019 - 18:31
Detajet

Boksieri britanik, Tyson Fury ka zbuluar se kishte pirë katër gota birrë një natë para meçit ndaj Deontay Wilder, që u mbyll në barazim, transmeton zeri.info

Fury do të rikthehet në ring të shtunën ku do të përballet me të pamposhturin Otto Wallin në Las Vegas.

Britaniku po shpreson që të fitojë ndaj Wallinit dhe më pas të sigurojë një rimeç ndaj Wilderit në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, para meçit të së shtunës, ai ka zbuluar se kishte pirë katër gota birrë një natë para duelit me Wilderin.

“Unë pi birrë kur jam në kampin stërvitor, unë kisha pirë katër gota birrë para meçit me Wilderin – një natë më herët, nuk më bëri asnjë gjë, apo jo”, tha ai./Zëri