'Dështaku' i Chelseat do të mbetet disa javë jashtë fushave për shkak të një femre

'Dështaku' i Chelseat do të mbetet disa javë jashtë fushave për shkak të një femre

Sport shtator 12, 2019 - 18:16
Detajet

Futbollisti anglez, Danny Drinkwater do t’i mungojë për disa javë ekipit të tij, Burnley sepse gjatë një sherri në një lokal nate u rrah keq nga disa persona, duke marrë lëndime të mëdha në fytyrë, transmeton zeri.info

Image

Mesfushori, i cili është i huazuar te Burnley nga Chelsea, javën e shkuar ishte në një lokal nate, ku kishte ngacmuar dhe bezdisur një femër dhe për këtë gjë rojet e sigurisë e kishin larguar jashtë, aty ku disa persona e kanë rrahur paq futbollistin.

Për shkak të lëndimeve ai nuk do jetë në gjendje të luajë, edhe pse klubi i Chelseat dhe ai ku është në huazim, Burnley, nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj tij.

Chelsea e kishte blerë 29-vjeçarin për rreth 38 mln euro para dy vitesh nga Leicester dhe tani e ka lënë në huazim, pasi dështoi që të tregojë veten në klubin londinez./Zëri

Image

Image