Kjo është deklarata e Sokolit para ndeshjes me Llapin, konfirmohet mungesa e madhe

Kjo është deklarata e Sokolit para ndeshjes me Llapin, konfirmohet mungesa e madhe

Sport shtator 12, 2019 - 18:03
Detajet

Pas pauzës për shkak ndeshjeve të përfaqësueseve, nesër vazhdon kampionati i Kosovës me javën e 4-t, transmeton zeri.info

Prishtina e pret Llapin, dy skuadra këto, që edicionin e fundit rivalizuan për titull deri në javën e 31-të kur kryeqytetasit kishin mposhtur llapjanët me rezultat 1-0.

Prishtina duelin e së premtes e pret me trajnerin e ri, Bylbyl Sokoli i cili do të debutoj në postin e sapoemëruar.

Sokoli ka konfirmuar që në këtë takim do të mungojë Leonit Abazi.

Bylbyl Sokoli: Shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit

“Është ndeshja ime e para dhe luajmë kundër një ekipi cilësor. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në këtë ndeshje timen të parë. Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit që ka pasur një lëndim gjatë javës i cili është duke e sanuar lëndimin dhe mungon në ndeshje”, ka thënë Bylbyl Sokoli.