Rikthehet Wenger, kjo do të jetë puna e re e tij

Rikthehet Wenger, kjo do të jetë puna e re e tij

Sport shtator 12, 2019 - 17:07
Detajet

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pritet të marrë një rol teknik në shtëpinë botërore të futbollit, FIFA, transmeton zeri.info

Wenger është shumë afër që t’i rikthehet në futbollin duke marrë një pozitë zyrtare në FIFA.

Strategu francez është i papunë që prej largiit nga Arsenali në fund të edicionit 2017/2018.

“Goal.com” raporton se ai së shpejti do të konfirmohet në rolin e tij te FIFA.

Wenger pritet të marrë përgjegjësitë që i kishte Zvonimir Boban, i cilu u largua nga FIFA për t’u bërë drejtor te Milani në maj./Zëri