Zyrtare: Kjo do të jetë e ardhmja e portierit të Kosovës dhe FC Prishtinës, Visar Bekaj

Zyrtare: Kjo do të jetë e ardhmja e portierit të Kosovës dhe FC Prishtinës, Visar Bekaj

Sport shtator 12, 2019 - 16:54
Detajet

“Gardiani” Visar Bekaj është një ndër futbollistët më cilësor që aktivizohet në futbollin e Kosovës, shkruan Zëri.info.

Portieri i cili, aktivohet për skuadrën e Prishtinës tash e një kohë e ka bindur edhe përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes , i cili e fton në secilën ndeshje.

Image

Në afatin kalimtar të janarit, është pritur që 22-vjeçari të transferohet në një klub të njohur në Evropë, mirëpo një gjë e tillë është shtyrë për muajin dhjetor.

Kësisoj, “Zëri.info” mëson se Bekaj do ta vazhdojë karrierën te Prishtina deri në afatin kalimtar të dimrit e ku më pas pritet që të lëvizë nga Kosova.

Momentalisht, trajneri Bylbyl Sokoli do të mund të llogarisë në tre portierë cilësor.

Krahas Bekajt, në dispozicion të tij do të jenë edhe England Haxho dhe Alban Muçiqi. /Zëri.info

Image