E akuzoi se nuk di të luajë futboll, 38-vjeçari vritet me armë në fushën e lojës

E akuzoi se nuk di të luajë futboll, 38-vjeçari vritet me armë në fushën e lojës

Sport shtator 12, 2019 - 16:50
Detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa është bërë një vrasje në një fushë futbolli dhe shkak për këtë është bërë një bisedë në “Whats App”.

Një 48-vjeçar ka shkuar në një fushë futbolli në San Siriano d’Aversa, një provincë e Kaserta dhe ka qëlluar me armë një burrë tjetër rreth moshës 38-vjeçare.

Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, shkak për këtë është bërë një bisedë në “Whats App”, ku viktima kishte akuzuar autorin e vrasjes se ai nuk di të luajë futboll. 

Në nerva e sipër 48-vjeçari merr armën dhe qëllon mbi personin që e akuzoi, i cili ishte duke luajtur futboll. Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili u mundua të qetësojë situatën por pa sukses.

Menjëherë autori i vrasjes u arrestua dhe nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi kishte edhe precedentë të mëparshëm.