VAR-i bëri katër gabime në Premierligë

VAR-i bëri katër gabime në Premierligë

Sport shtator 12, 2019 - 16:40
Detajet

Videoasistenti i referit (VAR) i ka bërë katër gabime gjatë këtij edicioni në Premierligë, thotë shefi i referëve, Mike Riley, transmeton zeri.info  

Goli i barazimit të Fabian Scharit për Newcastlen ndaj Watfordit dhe goditja e dukshme e mesfushorit të Leciesterit, Youri Tielemans ndaj futbollistit të Bournemouthit, Callum Wilson, janë diskutuar të enjten në një takim mes zyrtarëve të Premierligës.

Gabimet e tjera ishin vendimet e referëve për të mos akorduar një penallti për Manchester Cityn kur David Stood e goditi në këmbë David Silvan në zonën e Bournemouthit dhe vendimi për të mos i dhënë një penallti West Hamit kur Sebastien Haller ishte rrëzuar nga futbollisti i Norwichit, Tom Trybull.

“Ne jemi duke mësuar gjatë rrugës dhe jemi duke u përmirësuar vazhdimisht. Nga katër raundet e para, ka pasur shembuj të mirë ku ne kemi intervenuar. Kanë qenë gjashtë incidente ku VAR-i ka këshilluar referët dhe si rezultat ne kemi marrë vendime më të mira”, ka thënë Riley për “Sky Sports”.

“Kanë qenë katër incidente ku VAR-i nuk ka intervenuar dhe po ta kishin bërë, ne do të kishim një kuptim më të mirë për rolin që luan VAR-i në lojë. (Gabimet) janë të gjitha për gjykimin e VAR-it dhe procesin që ne i adaptohemi. Ka shembuj ku VAR-i mund të kishte një përfitim dhe të intervenonte për të ndihmuar referin”, shtoi ai.

Kur u pyet se pse janë bërë këto gabime, Riley shtoi: “Një kombinim i disa faktorëve. Kjo është një gjë magjepsëse sepse ky projekt po evoluon, ne jemi vazhdimisht duke mësuar. Ne po provjmë që të mos e prishim rrjedhën e lojës, por në këto raste, gjykimi duhet të kishte qenë se ishte një gabim i pastër dhe i qartë. Një prej gjërave shumë pozitive për këto katër xhirot e para ka qenë kualiteti i paraqitjes në fushë. Të gjithë referët i kanë inkorporuar gjërat që duhet t’i bëjnë me VAR-in në referimin e tyre derisa ende përqendrimi është në marrjen e vendimeve në kohë reale”./Zëri