Barcelona lanson fanellat e treta – duken për mrekulli

Barcelona lanson fanellat e treta – duken për mrekulli

Sport shtator 12, 2019 - 15:28
Detajet

Barcelona ka lansuar fanellat e treat për edicionin 2019/2020 gjatë ditës së sotme.

Fanella në fjalë është ri-kujtim i fanellës së skuadrës katalunase nga edicioni 1994/95, derisa është dizajnuar për nder të qytetit të Barcelonës, shkruan Zëri.info.

Fanella e tretë e Barcelonës është lansuar në bashkëpunim me “Nike”, derisa futbollistët do ta bartin në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Lansimin e këtyre fanellave e bëri mbrojtësi Gerard Pique i cili i vlerësoi këto fanella si “shumë të mira”.

“Kur e shohim këtë ngjyrë, mendojmë për Ronaldon, Guardiolan, Stoichkov, Luis Enrique, këta lojtarë të shkëlqyer. Do të jetë kënaqësi t’i bartim këto fanella dhe t’i kënaqim tifozët tanë me fitore brenda dhe jashtë stadiumit tone”, u shpreh Pique./Zëri.info