Vushtrria krenare për debutimin e Florent Hasanit te Kosova

Vushtrria krenare për debutimin e Florent Hasanit te Kosova

Sport shtator 12, 2019 - 15:17
Detajet

Futbollisti i talentuar kosovar Florent Hasani që në kohën kur për herë të parë u ftua nga Kosova te U-15 e kishte ëndërruar debutimin në ekipin A të Kosovës.

Megjithatë, asnjëherë nuk e kishte ëndërruar që fanellën e ekipit A do ta veshë në një ndeshje të çmendur ndaj një kombëtareje më të fortë në botë siç është Anglia, shkruan Zëri.info.

Hasani për herë të parë fanellën e Kosovës në një ndeshje zyrtare e veshi të martën në mbrëmje në përballjen që Kosova e zhvilloi ndaj Anglisë.

Ani pse me humbje, për Hasanin ajo ndeshje nuk do të harrohet kurrë, pasi aty edhe nisi një epokë e re karrierën e tij.

Hasani i cili është produkt i futbollit të Kosovës, në vendin tonë ka luajtur te Vushtrria dhe Trepça’89.

Për debutimin e së martës ndaj Anglisë, ish-klubi i tij Vushtrria ndihet mjaft krenare.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi vushtrrias shkruan:

“Florent Hasani debutoi të martën në përballjen historike kundër Albionëve. Suksese”./Zëri.info