UEFA tashmë ka vendosur: Kjo është gara më e re evropiane

UEFA tashmë ka vendosur: Kjo është gara më e re evropiane

Sport shtator 12, 2019 - 14:20
Detajet

Nga viti 2021, UEFA do ta nis zyrtarisht garën e klubeve evropiane të rangut të tretë.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, gara në fjalë do të jetë një version pak më ndryshe se Liga e Evropës dhe do të quhet “Liga e Konfederatave”, shkruan Zëri.info.

32 skuadra do të garojnë në këtë garë, të cilat do të ndahen në tetë grupe.

Fituesit e grupeve do të shkojnë direkt në fazën 1/8 të finales, derisa vendet e dyta do të luajnë me skuadrat që e përmbyllin fazën grupore të Ligës së Evropës në vendin e tretë.

Fituesi i “Ligës së Konfederatave” do të fitojë një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në Ligën e Evropës./Zëri.info