Bullgarët vazhdojnë të tregohen të tmerrshëm, ja çfarë i kanë bërë Sterlingut të shtunën

Bullgarët vazhdojnë të tregohen të tmerrshëm, ja çfarë i kanë bërë Sterlingut të shtunën

Sport shtator 12, 2019 - 11:20
Detajet

Një tifoz i Bullgarisë është larguar nga “Wembley” dhe më pas është arrestuar për abuzimet racore ndaj Raheem Sterling gjatë ndeshjes kundër Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Besohet se i dyshuari është dëgjuar nga sigurimi duke përdorur gjuhë racore në drejtim të Raheem Sterling gjatë pjesës së parë në fitoren e Anglisë 4:0 kundër Bullgarisë, shkruan Zëri.info.

Personi në fjalë thuhet se përdori këtë gjuhë në momentin kur nikoqirët ishin duke sulmuar Bullgarinë dhe ishin afër tribunës ku ndodheshin tifozët e ardhur nga Bullgaria.

Image

Policia ka konfirmuar se një person është arrestuar nën dyshimin për abuzime racore dhe është dërguar në stacionin më të afërt policor në Londër, ku më pas është liruar.

UEFA ishte e informuar për këtë incident nga delegati i ndeshjes dhe Sterling – i cili shënoi gol dhe dhuroi tri asistime.

Incidenti i ndeshjes së shtune ka lënë në alarm Federatën e Futbollit të Anglisë dhe autoritet në alarm për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Sofje më 14 tetor.

Ndryshe, Sterling është hera e dytë që është shënjestër e këtyre incidenteve, derisa një gjë e tillë i ndodhi edhe në Podgoricë në ndeshjen kundër Malit të Zi./Zëri.info