Llapi me një mungesë të madhe kundër Prishtinës

Llapi me një mungesë të madhe kundër Prishtinës

Sport shtator 12, 2019 - 11:14

Java e 4-t e Ipko Superligës së Kosovës në futboll hapet me një ndeshje tejet të fortë ku ndeshën Prishtina e Llapi, sfidë kjo që luhet nesër nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Zëri.info.

Ballafaqimet e këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë zgjuar interesim, ndërsa edhe këtë herë pritet që stadiumi të mbushet.

Llapi drejt kryeqytetit të Kosovës udhëton me një mungesë bukur të madhe. Sulmuesi i saj Labinot Osmani nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e Tahir Batatinës për shkak të lëndimit.

“Nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme. Së paku edhe 10 ditë më duhet të pauzojë. Tash kam filluar stërvitjet individuale dhe po besoj se do të jem gati shpejt”, ka thënë për Zëri.info, Labinot Osmani i cili në sfidën ndaj Drenicës në javën e dytë lëndoi dorën.

Të kujtojmë se si Prishtina si Llapi kampionatin nuk e kanë nisur edhe aq mirë, kështu që ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për t’u fituar./Zëri.info

Image