Shkëlqeu me gol në fitoren e Shqipërisë, klubi italian zbulon situatën e mbrojtësit nga Kosova

Shkëlqeu me gol në fitoren e Shqipërisë, klubi italian zbulon situatën e mbrojtësit nga Kosova

Sport shtator 12, 2019 - 11:07
Detajet

Mbrojtësi nga Kosova Kastriot Dërmaku ishte protagonist në fitoren e Kombëtares shqiptare kundër Islandës.

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, Shqipëria mposhti Islandën në “Elbasan Arena” me rezultat 4:2, shkruan Zëri.info.

Njërin prej golave të kuqezinjëve të Edy Rejas e shënoi edhe mbrojtësi nga Kosova Kastriot Dërmaku.

Përveç golit, Dërmaku u shqua edhe për një paraqitje solide në mbrojtje së bashku me Ardian Ismajlin.

Image

Pas angazhimit me Shqipërinë, Dërmaku tashmë është kthyer në Itali, në përgatitje me Parman në prag të ndeshjes së fundjavës.

Dërmaku fillimisht do ta ndjek një program të veçantë të regjenerimit për shkak të ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare.

Ndryshe, ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit D’Aversa për ndeshjen e fundjavës kundër Cagliarit./Zëri.info