Cila është e përbashkta e Kosovës dhe Gjbiraltarit - këtë duhet ta mësoni para miqësores së tetorit

Cila është e përbashkta e Kosovës dhe Gjbiraltarit - këtë duhet ta mësoni para miqësores së tetorit

Sport shtator 12, 2019 - 10:39
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është duke shijuar momente të mira në arenën ndërkombëtare.

Në 16 ndeshjet e fundit, djelmoshat e Bernard Challandes kanë pësuar vetëm një humbje – dhe atë nga Kombëtarja e Anglisë, e cila është prej më të mirave në botë, shkruan Zëri.info.

Në eliminatoret e Kampionatit Evropian, “Dardanët” renditen në vendin e tretë me tetë pikë, një pikë larg vendit të dytë që dërgon në Evropianin i cili zhvillohet në verën e ardhshme.

Këtë muaj, Kosova u përball me Republikën e Çekisë të cilën e mposhti me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më pas ishte mysafir i Anglisë skuadër nga e cila u mposht me rezultat 5:3.

Image

Edhe në muajin tetor, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje.

Fillimisht, më 10 tetor, Përfaqësuesja kosovare përballet me Gjibraltarin në një ndeshje miqësore, ndërsa katër ditë më vonë luan ndaj Malit të Zi në Prishtinë në kuadër të eliminatore për “Euro 2020”.

Por, tashmë dihet një detaj interesant për ndeshjen me Gjibraltarin.

Gjibraltari dhe Kosova janë pranuar në të njejtën ditë në UEFA dhe FIFA – pra më 3 maj të vitit 2016.

Image

Ndryshe, në ranglistën e FIFA-s, Kosova renditet në vendin e 120, ndërsa Gjibraltari në vendin e 198-të./Zëri.info