Deklarata e fundit e Leo Messit për të ardhmen do t'iu interesojë shumë tifozëve të Barcelonës

Deklarata e fundit e Leo Messit për të ardhmen do t'iu interesojë shumë tifozëve të Barcelonës

Sport shtator 12, 2019 - 10:18
Detajet

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë një shqetësim për tifozët e Barcelonës.

Megjithatë kapiteni i klubit tregoi për “SPORT” se ndonjë klauzolë tjetër potenciale nuk kanë rëndësi për të, shkruan Zëri.info.

Messi shpjegoi për gazetën katalunase se ai nuk mund të jap detaje ptë kontratës së tij, por që nuk mund ta pranojë edhe se mund të largohet në verën e ardhshme.

“Nuk mund të konfirmoj asgjë sepse ka marrëveshje koefidenciale në kontratën tonë. Pra nuk mund të flas”, tha fillimisht Messi.

Argjentinasi dëshiroi t’i sigurojë tifozët e Barcelonës se nuk e ka në plan të largohet nga klubi katalunas.

Image

“Çfarë mund të them është se dua të jem te Barcelona sa më shumë që është e mundur. E kam thënë gjithnjë se kjo është shtëpia ime”, vlerësoi sulmuesi argjentinas.

“Gjithashtu nuk dua të kem kontratë afat-gjate. Dua të jem këtu sepse fizikisht jam mirë, të luaj dhe të jem një lojtar i rëndësishëm”, potencoi numri 10 i Barcelonës.

Për Messin, kanë rëndësi më shumë faktorë në futboll se sa paraja.

“Për mua, paratë shtesë apo klauzolat nuk nënkuptojnë asgjë. Gjërat tjera më motivojnë dhe më e rëndësishmja është të kemi një skuadër fituese”, përfundoi Leo Messi./Zëri.info