Ylli i Përfaqësueses së Kosovës: Do të luftojmë bashkë deri në vdekje

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës: Do të luftojmë bashkë deri në vdekje

Sport shtator 11, 2019 - 21:59
Detajet

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti është shprehur se ai dhe bashkëlojtarët e tjerë në përfaqësuese do të luftojnë së bashku deri në vdekje për t’u kualifikuar në EURO 2020, transmeton zeri.info

Kosova u mposht të martën në udhëtim te Anglia me rezultat 5:3 në kuadër të grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, humbje kjo që i zbriti verdhekaltrit në vendin e tretë në tabelë.

Kjo ishte humbja e parë e Kosovës pas 15 ndeshjeve pa disfatë.

Por, Aliti thotë se ata do të luftojnë për ta dërguar Kosovën në Evropian.

“Do luftojmë bashkë deri në vdekje. E dua këtë ekip!”, ka shkruar Aliti në rrjetin social “Instagram”./Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Do luftojm bashk deri ne vdekje!ë#ilovethisteam

A post shared by Fidan Aliti (@fidanaliti) on