Zbulohen trajnerët më të pasur në Serie A, këto janë pagat e tyre

Zbulohen trajnerët më të pasur në Serie A, këto janë pagat e tyre

Sport shtator 11, 2019 - 20:06
Detajet

Antonio Conte është trajneri më i paguar në histori të ligës italiane, transmeton zeri.info

Ai ka një pagë vjetore prej 11 milionë eurosh te Interi, që është dyfish më e madhe se e Maurizio Sarrit të Juventusit, që zë vendin e dytë në Serie A në listën e pagave.

“La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar pagat e të gjithë trajnerëve në Serie A.

Carlo Ancelotti zë vendin e tretë në listë me 5 milionë euro, kurse Sinisa Mihajlovic (Bologna) dhe Paulo Fonseca (Roma) marrin nga 3 milionë euro.

Suksesi i Gian Piero Gasperinit me kualifikimin e Atalantas në Ligën e Kampionëve ia siguroi atij një kontratë të re me pagë prej 2.5 milionë eurosh.

Ndërkohë, Simone Inzaghi i Lazios dhe trajneri i Milanit, Marco Giapaolo arkëtojnë nga 2 milionë euro në vit./Zëri