Mediumi britanik i mahnitur nga tifozët e Kosovës në Southampton

Mediumi britanik i mahnitur nga tifozët e Kosovës në Southampton

Sport shtator 11, 2019 - 10:50
Detajet

Erdhën nga e gjithë Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar në “St Mary’s Stadium” për ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Bëhet fjalë për tifozët kosovarë të cilët nuk rreshtën asnjëherë së mbështeturi Kosovën mbrëmë në stadium, përkundër humbjes 5:3 nga Kombëtarja angleze, shkruan “The Telegraph”, përcjell Zëri.info.

Sipas mediumit anglez, 20 mijë tifozë nga Kosova ishin në Southampton për ndeshjen, ndonëse vetëm 10 mijë arritën të pajiseshin me bileta duke i bërë “Dardanëve” një mbështetje madhështore.

Kristian Gashi, një mbshtetës nga Kosova i cili ishte në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë nga Austria, është pyetur nga “BBC” në lidhje me ndeshjen e djeshme.

Image

“Faleminderit, porn e tani do të luajmë ndaj jush. Gjithnjë falënderues ndaj jush”, kishte thënë Gashi para ndeshjes.

Nga ana tjetër, Luan Zeka dhe djali i tij Joni erdhën nga Londra Perëndimore për ta shikuar ndeshjen.

Joni është lindur në Londër një vit pasi familja e tij u largua nga Prishtina për shkak të luftës.

“Ne kurrë nuk menduam se do të vinte kjo ditë. Mund ta mbajmë mend kohën kur nuk ishim as shtet”, tha Zeka para ndeshjes./Zëri.info