Futbollisti anglez që gaboi rëndë kundër Kosovës 'shpërthen' në kritika pas ndeshjes

Futbollisti anglez që gaboi rëndë kundër Kosovës 'shpërthen' në kritika pas ndeshjes

Sport shtator 11, 2019 - 10:44
Detajet

Mesfushori i Anglisë Declan Rice ka thënë se për shkak të problemeve në mbrojtje u shua shkëlqimi i “Tre Luanëve” në ndeshjen eliminatoreve për “Euro 2020” kundër Kosovës.

“Tre Luanët” u rikthyen në lojë pasi pranuan gol në sekondën e 34-t në “St Mary’s Stadium” për të udhëhequr 5:1 në pjesën e parë, por ndeshja në fund përfundoi me rezultat 5:3, shkruan Zëri.info.

Golat e Kosovës erdhën pas gabimeve individuale të mbrojtjes angleze dhe futbollisti i West Hamit Rice ishte fajtor te goli i dytë i Kosovës i shënuar nga Valon Berisha.

Image

Pasi pjesa e parë ishte brilliante për Anglinë, Rice ka parë shumë gjëra negative në këtë ndeshje.

“Mendoja se pjesa e parë ishte e parë, kështu menduam të gjithë”, tha fillimisht Rice.

“Në pjesën e dytë, unë bëra një gabim që na kushtoi me gol”, vlerësoi mesfushori me prejardhje nga Irlanda.

“Ne duhet të përmirësohemi, mund të bënim më mirë. Mendoj se nuk jam i lumtur. Edhe Harry Maguire dhe Keane gabuan rëndë dhe na kushtuan me gol”, shtoi Rice./Zëri.info