Arbër Zeneli mungoi kundër Anglisë, pas ndeshjes shprehet: Veç ata që na kanë inati

Arbër Zeneli mungoi kundër Anglisë, pas ndeshjes shprehet: Veç ata që na kanë inati

Sport shtator 11, 2019 - 10:35
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje dinjitoze nga Kombëtarja angleze mbrëmë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Djelmoshat e Bernard Challandes u mposhtën nga gjysmëfinalisti i Kupës së Botës me rezultat 5:3 në Southampton, shkruan Zëri.info.

Përkundër mungesave, Kosova bëri një paraqitje mbresëlënëse mbrëmë.

Kosovës i munguan futbollistët kryesor si Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli.

Image

Pas ndeshjes në Southampton, të dy futbollistët janë shprehur krenar me paraqitjen e Përfaqësueses dardane.

“Veç ata që na kanë inati. Krenar me juve”, ka shkruar Arbër Zeneli në rrjetin social “Instagram”.

Nga ana tjetër, Milot Rashica, futbollisti i Werder Bremenit e përcolli ndeshjen e djeshme dhe shkroi: “Krenar”, duke i bashkangjitur një fotografi të Kosovës./Zëri.info

Image