Zhegrova pas ndeshjes me Anglinë shijon bukuritë e Londrës

Zhegrova pas ndeshjes me Anglinë shijon bukuritë e Londrës

Sport shtator 11, 2019 - 10:11

Kosova ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur përballë Anglisë edhe pse pësoi humbje me rezultat 5:3, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian.

Paraqitja e mirë në atë ndeshje ka bërë që lojtarët mos të ndihen të zhgënjyer përkundër humbjes. Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova i cili nuk u paraqit asnjë minutë në sfidën e mbrëmshme, pas ndeshjes ka shijuar bukurit e kryeqytetit anglez, Londra, shkruan Zëri.info.

Në një postim të Instagram, Zhegrova shihet duke shëtitur me makinë nëpër rrugët angleze derisa e ka titulluar si “Qytetit i çmendur”./Zëri.info

Image
Image